Lajme
Konjufca shastis qytetarët: Qindra njerëz në Serbi po ushtrojnë dhe po përgatiten për një sulm në Kosovë
Demokracia
13:50 | 01 Korrik 2024

Share:

Tri kushtet e Kurtit “janë të arsyeshme” dhe “të gjitha instancat” shtetërore duhet t’u përmbahen atyre, ka thënë Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, referuar tri “garancioneve” që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha t’i ketë kërkuar në Bruksel në mënyrë që zbatimi i Marrëveshjes Bazike/Ohrit të mund të jetë e zbatueshme në rend të parë.

Një, tha Konjufca, Serbia nuk e zbaton marrëveshjen “pikërisht mbi bazën e mosnëshkrimit”; dy, që Radojçiqi vazhdon të jetë i lirë “porsikur të kishte shkelur ndonjë rregull trafiki”; dhe tre, që letra e Ana Brnabiq “e zhvleftësoi…fundosi” Marrëveshjen Bazike/Ohrit.

Për më tepër, Konjufca gjatë një konference të përbashkët me homologen e tij sllovene, tha se “gjersa po flasim këtu, instuticionet tona të sigurisë kanë informacione të sakta për një grup tjetër prej qindra që po trajnohen në Serbi për ndonjë sulm tjetër eventual” ndaj vendit, si ai i Banjskës.

“Serbia e ka marrë pozicionin që nuk i zbaton klauzolat e kësaj marrëveshje. Për Kosovën marrëveshja ishte arritje e mirë, anëtarësimi në organziata ndërkombëtare pa pengesë, po ashtu pakt mossulmimi nga shtetet…Serba nuk e ka nënshkruar, dhe mbi bazën e mosnëshkrimit nuk po e zbaton atë”, ka thënë Konjufca.

“Radojçiqi e ka marrë përgejgjësinë, dhe ndodhet i lirë, dhe vepra e tij po trajtohet sikur shkelje e trafikut. Kjo është me çka përballet Radojçiqi, mbrohet shtetërisht nga Beogradi”.

Në dritën e këtij argumentimi, Konjufca tha se tre kushtet e Kurtit “jan të arsyeshme” dhe të cilave duhet t’u qëndrohet prapa.

“Kushtet janë të arsyeshme, këto duhet të sqarohen që dialogut të mund të ketë sukses”, tha ai.

Urshka Klakoçar Zupançiq, Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, u pyet rreth asaj se a është qëndrim dhe pritshmëri e shteti të saj që marrëveshje gjithpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë të kulmojë në njohje të ndërsjellë, u shpreh pozitivisht.

“Sllovenia e ka njohur Kosovën, sa për neve ju jeni shtet i pavarur”, tha ajo.

Sa i përket shtetit të saj, ajo tha se Sllovenia do ta mbështesë Kosovën në anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në institucionet e rëndësishme euro-atlantike.

“Ne shumë shpejtë njohëm pavarësinë tuaj, dhe mbështesim anëtarësimin tuaj për KiE…Në përmbushjen e marrëveshjes dialogut, kyçe është për këtë sukses, dialogu e vetmja rrugë para, dhe gjithmonë tregohet e duhur që të jenë të dyja vetndet të përkushtuara”, tha ajo në konferencë për media.

“Sllovenia mbetet e përkushtuar për stabilitetin e Kosovës, andaj edhe do të jemi prezent këtu përmes KFOR-it…Do t’ju mbështesim në rrugën e juaj evropiane, ju mbështesim për anëtarësim në të gjitha institucionet e rëndësishme”, tha ajo.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha mesa tjerash se Sllovenia është në favor të heqjes së tërësishme të masave ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian që nga qershori i vitit të kaluar.

Të ngjashme