Lajme
Konjufca sërish i drejtohet Komisionit të Venecias për Projektligjin për Byronë Shtetërore
Demokracia
15:14 | 19 Nëntor 2022

Share:

Komisioni i Venecias do të merret edhe njëher me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, përmes një postimi në Facebook ku thotë se pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në koordinim me Ministren e Drejtësisë,  i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj.

“Falënderoj secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkroi Konjufca.

Postimi i plotë:

Të ngjashme