Kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufuca tha se deputetë e Listës Serbe që kanë dorëzuar dorëheqjen do të zëvendësohen.
Kështu deklaroi Konjufca pas mbledhjes së kryesisë:
“Na kanë ardhë edhe shkresat e dorëheqjes. Nuk kemi ndryshe sit ë veprojmë pos siç thotë ligji, e ligji është i qartë, thotë që karakteri i dorëheqjes së tyre është i parevokueshëm, kështu që ne do të procedojmë sipas ligjit, e ata duhet të zëvendësohen.
Do ti drejtohem presidentes së vendit, e pastaj Presidentja KQZ-së e pastaj KQZ i përgjigjet presidentes me propozimet e reja, që me sa e di unë prapë vijnë nga e njëjta listë, e nëse edhe ata refuzojnë tjerët që janë në radhë procedura përsëritet derisa t’i plotësojmë vendet e reja nga pakica serbe”, tha ai.