Lajme
Konjufca për Kolë Berishën: Do të mbetet përherë në kujtimet tona
Demokracia
15:44 | 29 Gusht 2021

Share:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta e Kolë Berishës.

Konjufca përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka çmuar veprimtarinë e Ish-kryetari të kuvendit, përcjell Demorkacia.com.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar dhe kryekuvendarit Kolë Berisha.

Kontributi i çmuar i bacës Kolë për lirinë e pavaresinë e Kosovës si aktivist i hershëm i LDK-së, për krijimtarinë e gjithmbarshme si shkrimtar e intelektual, e mbi të gjitha angazhimi i tij për themelimin dhe fuqizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës si deputet e kryekuvendar, do të mbetet përherë në kujtimet tona.

Bashkëndjejmë me familjen, të afërmit dhe miqtë.

U prehtë në paqe! /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/posts/1769438256576691

Të ngjashme