Lajme
Konjufca për kidnapimin e tre policëve të Kosovës: Lirimi i menjëhershëm është ultimativ
Demokracia
18:13 | 14 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka thënë se e dënon aktin e rëndë të rrëmbimit të policëve.

“E dënoj aktin e rëndë të rrëmbit të tre policëve kufitarë të Republikës së Kosovës nga xhandarmëria serbe. Ky akt i cënimit të sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës nga Serbia është tregues i qartë se kush dëshiron të nxisë tensione në mes dy vendeve. Në kohën kur Serbia do duhej të urdhëronte bandat kriminale në veri të Kosovës që të tërhiqeshin nga përpjekja për destabilizim të rendit në katër komunat veriore të Kosovës, ajo vazhdon më tutje duke i përfshirë formacionet zyrtare policore në cënimin e integritetit territorial të Kosovës.” – ka shkruar Konjufca.

Ai tutje ka thënë se në kohën kur Qeveria e Kosovës po del me propozim për t’i gjetur zgjidhje destabilizimit të shkaktuar nga grupet kriminale, Serbia dëshmon se nuk është e gatshme për asnjë zgjidhje.

Konjufca tutje ka thënë se lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës është ultimativ.

Konjufca tutje ka thënë se Serbia me këtë akt e ka rrezikuar dhe e ka hedhur poshtë marrëveshjen bazë të normalizimit të marrëdhënieve të pranuar në Ohër dhe Bruksel.

Postimi i plotë:

E dënoj aktin e rëndë të rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Republikës së Kosovës nga xhandarmëria serbe.

Ky akt i cënimit të sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës nga Serbia është tregues i qartë se kush dëshiron të nxisë tensione në mes dy vendeve. Në kohën kur Serbia do duhej të urdhëronte bandat kriminale në veri të Kosovës që të tërhiqeshin nga përpjekja për destabilizim të rendit në katër komunat veriore të Kosovës, ajo vazhdon më tutje duke i përfshirë formacionet zyrtare policore në cënimin e integritetit territorial të Kosovës.

Në kohën kur qeveria e Kosovës po del me propozime për t’i gjetur zgjidhje destabilizimit të shkaktuar nga grupet kriminale të mbështetura nga Beogradi, Serbia dëshmon nuk është e gatshme për asnjë zgjidhje. Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këto akte agresioni kundrejt Kosovës. Lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës është ultimativ.

Me këtë akt, Serbia në mënyrë të hapur dhe tepër të rrezikshme e ka hedhur poshtë marrëveshjen bazë të normalizimit të marrëdhënieve të pranuar në Ohër dhe Bruksel.

Të ngjashme