Lajme
Konjufca për Bansjkën: Mund të ketë sulme të reja, pasi që Serbia nuk u ndeshkua
Demokracia
21:20 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, është i ftuar në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.

Në këtë emision, ai ka folur për shumë tema, përfshirë sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës një polic i Kosovës.

Konjufca deklaroi se në këtë sulm është i përfshirë Serbia.

Tutje, ai ka folur për rrezikun e përseritjes së sulmit pasiqë Serbia nuk mori denim për rastin e Banjskës.

Unë jam i bindur që mund të shkojë puna më rëndë. Për arsye se Vuçiqi pas asaj që ndodhi, Serbia nuk e morri ndëshkimin që e meriton. Me siguri kjo në mendjen e tij i jep sinjal për njëfarë lloj hapësire që në të ardhmen me sulmu Kosovën. Nuk po them invazion (pushtim) klasik…”, tha Konjufca.

“Po flasim për këtë metodë të Serbisë, grupacione që janë të lidhura me ushtrinë, policin, edhe grupe paramilitare, që kanë edhe një prapavijë të kriminalitetit në masakra prej Bosnjës e në Kosovë, e të cilët mendojnë dhe kanë qëllim ta destabilizojnë Kosovën, si më 24 shtator kur hynë në Kosovë”, tha ai:

“Ne duhet të jemi të përgatitur dhe krejt fokusi i shtetit tash të jetë në siguri, dhe që shteti të jetë i sukseshëm në konfrontimin e këtyre grupe, për çka kemi informata të sakta që po përgatiten për sulme” “Ka përpjekje për rigrupim”, tha Konjufca.

““Këto grupe që mund të vinë, ne duhet të jemi të aftë si shtet që t’i përballojmë”, shtoi ai.

Të ngjashme