Intervista
Konjufca nuk e mohon themelimin e “Zajednicës”: Të ndodhë njohja ‘de facto’, më pas Asociacioni
Demokracia
20:50 | 08 Mars 2023

Share:

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ani pse dikur shprehej kategorikisht kundër themelimit të “Zajednicës”, ka thënë se Asociacioni duhet të themelohet pas njohjes ‘de facto’ të Kosovës nga ana e Serbisë, nëpërmjet marrëveshjes evropiane.

Konjufca këtë e ka deklaruar për një intervistë për ATV-në, duke thënë se Qeveria Kurti dhe SHBA nuk kanë dallime sa i përket marrëveshjes evropiane, shkruan Demokracia.com.

“SHBA mendoj që për ta bindur Serbinë për nënshkruar marrëveshjen po e theksojnë Asociacionin. S’bon me e themelu Asociacionin para marrëveshjes. Në Ohër duhet me shku me pozicionin tonë. Ndodh njohja ‘de facto’ dhe më pas Kosova ja gjen modusin Asociacionit”, ka thënë i pari i Kuvendit.

Më tej, Konjufca është shprehur pesimist sa i përket pranimit të marrëveshjes evropiane nga pala serbe.

“Ajo çka është e lejushme për Kosovën unë mendoj se mund të ishte vetëm ndonjë lloj dëmtimi abstrakt. Pra, na çka po mundohemi me bë: Kosova përmes një premtimi dhe një instruksioni të Gjykatës Kushtetuese po don me e nxjerrë njohjen de facto. Kurrgjë tu dhënë më shumë sesa Gjykata Kushtetuese na me mujtë me e kapë njohjen ‘de facto’. Kjo nuk do të ndodhë për arsye se Serbia nuk do ta pranojë këtë”, deklaroi ai.

Tutje, ai ka ri-potencuar garancinë e SHBA-së për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe përbrenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Konjufca shprehej kategorikisht kundër dikur themelimit të “Zajednicës”, duke thënë se nuk do të ndodhë kurrë. /Demokracia.com/

Të ngjashme