Lajme
Konjufca ndihet i nderuar t’ia dorëzojë Kushtetutën presidentes Osmani
Demokracia
13:46 | 06 Prill 2021

Share:

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se është ndier i nderuar me rastin e dorëzimit të detyrës presidentes së vendit, Vjosa Osmani – Sadriut.

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca përmes një reagimi në Facebook ka thënë se ndihet i nderuar që sot ia ka dorëzuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, presidentes Osmani-Sadriu.

Ai këtë dorëzim e ka bërë gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës, Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit.

“I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën e Republikës së Kosovës Presidentes znj. Vjosa Osmani-Sadriu me rastin e ceremonisë së pranimit të detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca./Demokracia/

I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën e Republikës së Kosovës Presidentes znj. Vjosa Osmani-Sadriu me rastin e ceremonisë së pranimit të detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Posted by Glauk Konjufca on Tuesday, April 6, 2021

 

 

Të ngjashme