Lajme
Konjufca: Kryeministri po heqë dorë nga fjala e tij, i lutë deputetët të vazhdojnë seancën me pikë tjetër
Demokracia
15:31 | 13 Korrik 2023

Share:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vazhdojnë seancën me një pikë tjetër të rendit të ditës.

Konjufca u ka kërkuar deputetëve mirëkuptim që pikën e për çështjen e Qeverisë ta kalojnë. Ai tha se kryeministri Kurti ka hequr dorë nga fjala e tij.

“Ne i kemi betejat tona. Ne i kemi mosmarrëveshjet tona, ne i kemi si forca politike papajtueshmeritë tona të thella ndonjëherë, por ato mospajtime, gjithmonë, i bëjmë nder vendit, nëse i mbajmë në nivelin e funksionimit të domosdoshëm, minimumit normal të funksionimit të institucioneve tona, të cilat edhe monitorohen dhe shikohen prej qytetarëve e botës të jashtme”.

“Deri tash ia kemi arritur me sukses dhe janë më shumë se dy vjet që ekziston kjo legjislaturë. Unë iu bëjë thirrje që ta merrni me qetësi punën që e bëjmë së bashku dhe të përpiqemi që ta kalojmë këtë ditë të vështirë dhe këto momente të vështira për vendin tonë”, tha ai.

Të ngjashme