Lajme
Konjufca kritikon BE-në dhe e mëson se çka duhet të bëj me Vuçiqin: Me qenë qysh duhet, i kishin thënë rri qatje në Kinë
Demokracia
11:20 | 19 Tetor 2023

Share:

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka komentuar vizitën e presidentit serb Alekandar Vuçiq në Kinë derisa në Tiranë po mbahej samiti i Procesit të Berlinit.

Konjufca u shpreh që edhe Bashkimi Europian nuk po sill bash si duhet ndaj një vendi që thotë se është kandidat për BE.

“Shkon ja u jep dorën atyre që e kanë në grusht, Rusia dhe Kina. Shkon te ata bosat e vërtetë të tij. Nuk e di a po kuptohet drejt [nga Bashkimi Europian], fatkeqësisht më duket jo. Me qenë Bashkimi Europian qashtu qysh duhet, një vend që ti thua se është kandidat me ardhë te na, e shkon atje e bën takime sekrete me Putinin, me qenë qysh duhet Bashkimi Europian është dashtë me i thanë rri qatje krejt pra, ti mos u kthe hiç, ti nuk na vyn”, ka thënë Konjufca.

Me qenë siç duhet, Bashkimi Evropian do t’i thoshte Serbisë rri te ata që të kanë në grusht, rri te Kina dhe Rusia, rri te Putini!

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, October 19, 2023

Të ngjashme