Lajme
Konjufca: Kosova është shembull i respektimit të lirive fetare, s’ka pasur asnjëherë konflikte
Demokracia
10:23 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Kosova është shembull i respektimit të lirive fetare. Këto komente ai i bëri në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare ku morri pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, prijës fetarë e ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Konjufca shtoi se kjo e drejtë është kodifikuar parmes Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Liritë Fetare dhe se është dëshmitar se vendi ynë që ka qenë urë lidhëse dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte të karakterit fetar.

“Për shkak të kësaj mangësie në legjislacionin tonë, deri tash ka munguar zotësia juridike e bashkësive fetarë për t’i ushtruar disa të drejta të tyre fundamentale të tyre që janë edhe si standarde fetare”.

“Aty ku garantohet liria fetare këto lidhen me statusin juridik me vetentitetin, pra të vet bashkësisë fetare e cila duhet ta ketë të drejtën e zotërimit juridik të pronës, të marrjes me qira të pronës, mbajtjes së llogarisë zyrtare bankare, punësimin e sigurimin e punëtorëve, sigurimin tyre, anëtarëve dhe pasurisë së tyre por edhe të drejtën e bashkësive fetare për të themeluar institucione të ndryshme”.

“Ky është shembull i mirë dhe për t’u globalizuar, aq shumë i nevojshëm në ditët e sotme kur shohim gjithandej konflikte fetare, jo për shkak që janë konflikte fetë, por për shkak të keqpërdorimit të personave me bindje ekstremiste”.

“Është me rëndësi të bëhet meqë ajo çka ka munguar deri tash për bashkësitë fetare është personaliteti i tyre juridik, pra ky është thelbi i projektligjit për shkak të kësaj”, deklaroi Konjufca. /EO

Të ngjashme