Lajme
Konjufca i ashpër me Albulena Haxhiun, i kërkon të ulet në vendin e saj
Demokracia
11:48 | 28 Prill 2022

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, janë përplasur sot në Kuvendin e Kosovës.

Konjufca i kërkoi Haxhiut që të ulet në vend, në mënyrë që opozitës t’i jepet mundësia të flasë.

“Ministre me mirëkuptimin tuaj, a ia japim fjalën opozitës”, ka thënë Konjufca.

Haxhiu iu drejtua Konjufcës, duke i thënë se do ta vazhdojë fjalinë.

“Nuk është në rregull. Unë e kam fjalën time kryetar dhe nuk lëvizi pa e kry fjalën”, ka shtuar ajo.

Konjufca ia ktheu duke i thënë se nuk ka atmosferë për seancë.

“Unë e kam rendin e fjalës. Sa të qetësohet opozita do të vazhdojë fjalën”, tha Haxhiu.

Në fund Konjufca u tregua pak më i ashpër, duke i kërkuar ministres që të ulet.

“Ashtu-kështu nuk dëgjohet asgjë. Ministre a ka mundësi që të uleni, që ta vazhdojmë seancën se përndryshe nuk shkon kështu”, ka thënë në fund Konjufca. /Demokracia.com/

Të ngjashme