Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka arritur për vizitë treditore në Kosovë.
Lajçak nesër do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se Konjufca do ta pres në takim Lajçakun në ora 8:45, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
Agjenda e kryekuvendarit Konjufca për ditën e enjte, 16 shtator 2021
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Koha: 8:45
Vendi: Kabineti i kryetarit
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. /Demokracia.com/