Lajme
Konjufca: Do ta shqyrtojmë me kujdes se si u hap ambasada në Jeruzalem
Demokracia
21:30 | 16 Mars 2021

Share:

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka deklaruar se lidhur me ambasadën në Jeruzalem duhet shikuar dokumentet origjinale dhe nuk përjashtuar rishikimin e këtij vendimi pasi që të vijnë në pushtet.

Konjufca ka thënë se duhet të shikohen dokumentet origjinale si kanë ardhur deri të ky premtim qeveria.

“Jeruzalemi si lokacion nuk përmendet askund në marrëveshjen Kosovë-SHBA. Siç duket, në bisedën telefonike e kanë shkëmbyer Hoti dhe Netanjahu”, ka thënë Konjufca.

Ai tutje ka thënë në diplomaci vendosja e disa parametrave të mënyrës së bashkëpunimit është e natyrës kritike.

“Do ta shqyrtojmë këtë me kujdes, edhe tash kur u hap ambasada. Nëse do ta zbesh ambasadën  nëse kjo e rrezikon njohjen nga Izraeli, kjo nuk duhet të ndodh sepse duhet të vendoset me njohjen e Izraelit’’, thotë ai në Rubikon.

‘’Unë mendoj që lëvizja e ambasadës nuk duhet të bëhet me çmimin e njohje’’, ka thënë Konjufca.

Të ngjashme