Lajme
Konjufca bën shaka me projektligjin që ‘përçau’ deputetët e LVV-së
Demokracia
12:21 | 07 Korrik 2022

Share:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca realizoi një gabim të paqëllimtë në seancën e sotme plenare derisa përmendi Projektligjin e Kodit Civil, i cili ndau thellësisht Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje rreth katër muaj më parë.

29 deputetë të Grupit Parlamentar të LVV-së votuan kundër Projekt-kodit Civil, të propozuar nga Qeveria e Kosovës, në muajin mars.

Konjufca e përmendi sot projekt-kodin civil, ndonëse propozimi ligjor nuk ndodhej në mesin e pikave për shqyrtim në seancën e sotme plenare.

Kësisoj, ai ‘ngacmoi’ deputetët pas përmendjes së paqëllimshme të projekt-kodit civil, të cilin e ngatërroi me projekt-kodin e procedurës penale.

“Kalojmë te pika tjetër e cila është shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit të Procedurës Civile… Penale në fakt. Më paska mbet… më paska mendja. A dini cila fjalë e urtë shkon për të? Aty ku dhemb dhëmbi [qesh]…”, tha Konjufca, derisa shkaktoi të qeshura në kuvend.

Për projekt-kodin civil, votuan 28 deputetë në seancën e mbajtur më 16 mars të këtij viti.

Kundër ishin 29, katër kishin abstenuar, kurse 16 prej tyre nuk kishin marrë pjesë në votim.

Të ngjashme