Lajme
Konjufca: Aty ku nisi rruga e lirisë, nis Epopeja e lavdisë, themeli i pavarësisë dhe kujtimi i përjetësisë
Demokracia
14:04 | 05 Mars 2023

Share:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në nder të 25-vjetorittë Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se më 5,6 dhe 7mars të vitit 1998, po shkruhej me shkronja gjaku vepra madhore – Epopeja e UÇK-së me Komandantin Adem Jashari.

Sipas tij, në historinë e një populli nuk ka ngjarje më të rëndësishme sesa lufta për çlirim.

“Sot e 25 vjet më parë, në Prekazin e bacës Shaban, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe kombëtarisë, një familje shqiptare – burra e gra, i madh e i vogël – me guximin mbinjerëzor po luftonte kundër një shteti të tërë – Serbisë agresore”.

“Në historinë e një populli nuk ka ngjarje më të rëndësishme sesa lufta për çlirim. Në jetën e një populli nuk ka qëllim më të lartë dhe asgjë më të shtrenjtë sesa liria. Aspirata e popullit tonë ka kaluar nëpër një varg përpjekjesh, luftërash e sakrificash shekullore. Një rrugë e gjatë brezash, e stërmundimshme dhe plot e përplot dhimbje deri te Republika e pavarur dhe sovrane. Aty ku nisi rruga e lirisë, nis Epopeja e lavdisë, themeli i pavarësisë dhe kujtimi i përjetësisë. Nuk do të vdesë kurrë kujtimi i Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes emblematike Jashari dhe dëshmorëve të lirisë”, ka shkruar Konjufca.

Të ngjashme