Lajme
Konjeviq pas takimit me Mehajn: Takimet e tilla të rëndësishme që të flasim për tema të rëndësishme
Demokracia
11:49 | 09 Shtator 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Rasko Konjeviq sot ndodhet për vizitë në Kosovë, ku ka zhvilluar takim me ministrin, Armend Mehaj me të cilin kanë folur për tema të ndryshme.

Dy ministrat gjithashtu edhe kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

“Sot ka qenë mundësia që të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe për tu njohur me proceset dhe reformat që Qeveria e Kosovës dhe ministria i ka ndërmarrë”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh se takimet e tilla janë të rëndsishëme për të folur për tema të rëndësishme, përcjell Klankosova.tv.

“Takimet e tilla janë të rëndësishme që të flasim për tema të rëndësishme rajonale. Kam shprehur qëndrimin se aty ku ka mundësi, Mali i Zi do ta ndihmojë Kosovën në angazhimin që të jetë pjesë e strukturave dhe nismave rajone si dhe integrimeve euro-atlantike”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme