Lifestyle
Kongresmenja Alexandria Ocasio-Cortez tregon se është e mbijetuar e sulmit seksual
Demokracia
14:08 | 02 Shkurt 2021

Share:

Politikania demokrate e SHBA Alexandria Ocasio-Cortez ka thënë se ajo është një e mbijetuar e sulmit seksual, transmeton Demokracia.com

Kongresistja zbuloi traumën e saj ndërsa akuzoi Republikanët që shmangin fajin për trazirat e Kapitolit të muajit të kaluar për përdorimin e “taktikave të abuzuesve”.

“Unë jam një e mbijetuar e sulmit seksual,” tha ajo, duke mezi mbajtur lotët. “Dhe unë nuk u kam treguar shumë njerëzve këtë gjë”.

Ajo është një nga demokratet e profilit më të lartë në Kongres.

Zonja Ocasio-Cortez, një socialiste demokratike, e cila përfaqëson rrethin e 14-të në Neë York City, është gjithashtu shpesh një shënjestër e konservatorëve.

Në një Instagram Live të hënën në mbrëmje, 31-vjeçarja zbuloi pak për historinë e saj të sulmit seksual, por tha: “Kur kalojmë nëpër trauma të ndryshme, ato përzihen me njëra-tjetrën”./Demokracia.com

 

Të ngjashme