Lajme
Kongresmeni amerikan: Populli i Kosovës i ka borxh Madeleine Albright
Demokracia
21:36 | 23 Mars 2022

Share:

Kongresmeni amerikan, Greg Stanton, ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, duke thënë se Kosova dhe Bosnje e Hercegovina i kanë asaj një borxh mirënjohje.

Stanton përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se Albright ishte një forcë e së mirës dhe besonte që SHBA ka detyrë të veçantë kundër së keqes, përcjell Demokracia.com.

“Sekretarja Madeleine Albright ka bërë më shumë sesa vetëm thyerja e barrierave – ajo ka qenë një forcë unike e së mirës dhe ka besuar se SHBA-ja ka një detyrë të veçantë kundër së keqes. Njerëzit në të gjithë botën, sidomos ata në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, i detyrohen asaj një borxh mirënjohjeje”, ka thënë ai.

Albright ka vdekur të mërkurën në moshën 84 vjeçare, përcjell Demokracia.com.

Vdekja e saj është konfirmuar përmes një letre që është dërguar te stafi i grupit Albright Stonebridge, një kompani e krijuar nga vetë ajo, përcjell Demokracia.com.

Gjatë kësaj kohe, Albright ka qenë kryetare e bordit të politikave të mbrojtjes në Shtëpinë e Bardhë.

Albright në kohën sa ka qenë sekretare e SHBA-së ka qenë faktor kryesor për bombardimin e NATO-s kundër Serbisë, përcjell Demokracia.com.

Ajo ka luajtur një rol kyç edhe në bisedimet e Rambujesë. Ish-sekretarja amerikane, edhe pas pensionimit nga politika ka vazhduar mbështetjen për shtetin e Kosovës.

Në vitin 2019, Albright kishte vizituar Kosovën në një pritje të organizuar nga institucionet e shtetit, ku ishte zbuluar edhe busti i saj në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme