Lajme
Kongresmeni amerikan i del në mbrojtje Kosovës, kërkon nga Blinken “t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”
Demokracia
10:54 | 28 Maj 2023

Share:

Kongresmeni republikan Zach Nunn, ka bërë një reagim pas ngjarjeve të së premtes në veri të Kosovës, ku pati tensione për shkak se grupe të serbëve lokale atje u përplasën me Policinë e Kosovës.

Për këtë ngjarje, ShBA-ja dhe BE-ja dënuan veprimet e Qeverisë së Kosovës, pasi Policia asistoi kryetarët e rinj shqiptarë që të hynin në zyrat e tyre.

Kurse Nunn, i bëri thirrje ShBA-së që të qëndrojë me Kosovën, vend ky që ai e ka quajtur aleat i palëkundur i tyre.

Po ashtu, ai i ka kërkuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken që t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.

“Sekretari Antony Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social “Twitter”.

Të ngjashme