Sport
Kongresi i AIPS nis me presidentin e UEFA-s, pjesëmarrës edhe dy gazetarë nga Kosova
Demokracia
15:34 | 03 Tetor 2022

Share:

Sot ka nisur Kongresi i Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë (AIPS) në kryeqytetin e Italisë, në Romë, raporton Demokracia.com.

Në Kongresin e 84-të po merr pjesë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Në mesin e shumë gazetarëve sportivë, në këtë Kongres po marrin pjesë edhe dy gazetarë nga Kosova.

Edmond Thaçi, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës dhe gazetari Ejup Llumnica janë në mesin e pjesëmarrësve./Demokracia.com/

Të ngjashme