Lajme
Konflikti Ukrainë-Rusi, Meta thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Demokracia
15:43 | 24 Shkurt 2022

Share:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare në orën 17:30. Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Në mbledhje pritet të diskutohet konflikti i hapur midis Ukrainës dhe Rusisë dhe qëndrimi i Shqipërisë.

“Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në ora 17:30”, Blushi ka shkruar në rrjetin social “Facebook”.

Më herët, Presidenti Meta ka thënë se Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas Presidentit, sulmi i Rusisë ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024