Lajme
Konflikti që nisi në rrjete sociale përfundoi me sulm fizik, arrestohen dy të mitur në Malishevë
Demokracia
09:38 | 29 Janar 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Shkozë të Malishevës ka arrestuar dy të mitur të cilët kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre, gjithashtu i mitur.

Në raportin e Policisë thuhet se deri te sulmi fizik ka ardhur pas një konflikti që ka nisur në rrjete sociale.

I mituri i sulmuar është detyruar të pranojë tretman mjekësor, ndërsa dy të arrestuarit janë në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Shkozë, Malishevë 28.01.2023 – 07:36. Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovar të cilët për shkak të një konflikti që kishin pas përmes rrjeteve sociale e kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre po ashtu i mitur i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme