Lajme
Konflikti në Afganistan: SHBA paralajmëron për ‘ofensivën pranverore’ të Talibanëve të rinj
Demokracia
07:33 | 08 Mars 2021

Share:

Talibanët mund të bëjnë fitime të shpejta ushtarake në të gjithë Afganistanin, kur trupat amerikane dhe të NATO-s të tërhiqen, ka paralajmëruar Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken.

Sipas një marrëveshje midis talibanëve dhe administratës së mëparshme të Trump, të gjitha forcat e mbetura të SHBA-së do të largohen nga vendi në fund të muajit tjetër.

Por në një letër drejtuar Presidentit Afgan Ashraf Ghani,  Blinken ka paralajmëruar një mundësi për një “ofensivë të pranverës”.

Ushtarët amerikanë pushtuan Afganistanin më 2001 për të larguar talibanët nga pushteti.

Operacioni ushtarak amerikan ishte në përgjigje të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Në janar, administrata e Biden tha se do të rishikonte marrëveshjen e paqes të bërë me talebanët gjatë presidencës së Donald Trump.

Të ngjashme