ShowBiz
Konflikti i ri i Harry dhe Meghan
Demokracia
14:33 | 11 Qershor 2021

Share:

Vetëm disa ditë pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të dytë, të quajtur Lilibet në nder të mbretëreshës, princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me BBC – transmetuesi kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar – përfshirë këtu edhe një një kërcënim për veprime ligjore.

Harry dhe Meghan njoftuan të dielën lindjen e Lilibet ‘Lili’ Diana dhe thanë se ishte një nderim për mbretëreshën Elizabeth dhe nënën e ndjerë të princit, Lady Diana-n. Në një raportim të mërkurën, BBC citoi një burim pa emër të Pallatit duke thënë se çifti nuk i kishte kërkuar leje mbretëreshës para se të vendosnin emrin.

Harry dhe Meghan thonë se mbretëresha ishte anëtarja e parë e familjes të cilën kontaktuan për emrin. “Gjatë bisedës, Harry shprehu dëshirën për ta quajtur vajzën Lilibet në nder të saj. Sikur mbretëresha të mos ishte dakord, ata nuk do ta kishin quajtur ashtu.”

Avokatët e Dukës dhe Dukeshës u kanë dërguar një letër disa organizatave mediatike, raporton Reuters, ku thonë se artikulli i BBC ishte i rremë dhe shpifës dhe pretendimet nuk duhet të përsëriten. E kontaktuar nga Reuters, BBC nuk ka dhënë asnjë përgjigje të menjëhershme ndaj letrës së çiftit të Sussex-it.

Kjo mosmarrëveshje vjen në një moment aspak të mirë të raporteve të BBC me familjen mbretërore, pas hetimit në lidhje me metodat mashtruese që u përdorën për të marrë një intervistë ekskluzive të Lady Diana-s.

 

Të ngjashme