Lajme
Konflikt mes fqinjësh, vritet 11-vjeçarja
Demokracia
11:38 | 12 Qershor 2023

Share:

Një vajzë 11-vjeçare nga një familje britanike humbi jetën në veriperëndim të Francës pas një sherri mes fqinjëve.

Mediat franceze shkruajnë se familja britanike ndodhej në oborrin e shtëpisë së tyre në fshatin Saint-Herbot pranë Quimper kur gjithçka ndodhi.

Nga të shtënat janë plagosur dhe prindërit e vogëlushes, teksa motra e saj më e vogël është në gjendje shoku.

Autori i këtij krimi të rëndë raportohet të jetë një 71 vjeçar me kombësi holandeze, i cili u arrestua nga policia së bashku me bashkëshorten e tij.

Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, por prokuroria dyshon se fqinjët kanë pasur një konflikt për një rrip toke që ndodhej mes dy pronave, i cili zgjaste prej vitesh.

Të ngjashme