Lajme
Konfiskohen dy mijë kilogramë mjaltë në fshatin Debellde, hyn nga Maqedonia e Veriut
Demokracia
16:14 | 20 Mars 2022

Share:

Njësia patrulluese e policisë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, sot ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Në komunikatën e Policisë thuhet se në pjesën malore të fshatit Debellde, është hasur një furgon ngjyrë e bardhë, në të cilin kishte 2000 kg mjaltë, përcjell Demokracia.com.

“Njësia patrulluese e policisë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zheger, gjatë realizimit të detyrave në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e dukurive të kundërligjshme me thekës të veçantë kontrabandës dhe krimeve ndërkufitare, sot më 20.03.2022, rreth orës 11:30, ka arritur të identifikojë dhe të parandalojë një rast të kontrabandës me mallra. Në pjesën malore të fshatit Debellde, është hasur automjeti furgon ngjyrë e bardhë, në të cilin kishte 2000 (dy mijë) kg. mjaltë. Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Republika e Maqedonisë Veriore për në Republikën e Kosovës. Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arrit të ik, kurse automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, ndërsa automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës.

“Rasti është duke u trajtuar si ‘kontrabandë me mallra’ nga hetuesit policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Kufitare Lindje. Rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, kurse automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës”./Demokracia.com/

Të ngjashme