Lajme
Konfiskohen dy armë zjarri në Skenderaj
Demokracia
10:46 | 14 Shtator 2022

Share:

Skenderaj – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit ka konfiskuar dy armë zjarri në dy raste të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policisë, një armë e llojit pistoletë me shtatë fishek është konfiskuar në rrugën “Ilaz Kodra”, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, bëhet e ditur se si rrjedhojë e hetimit të një rasti të mëhershëm, në fshatin Runikë , është konfiskuar një armë e llojit pushkë–gjuetie.

“Lidhur me të dy rastet, në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’./BetimipërDrejtësi

 

Të ngjashme