Lajme
Konfiskohen 6,800 kg mjaltë pa letra
Demokracia
21:01 | 22 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Qindra kavanozë mjaltë u larguan dje nga tregu në 4 lokacione të ndryshme.

6,800 kilogramë  mjaltë që e kanë vetëm një pronar e pa dokumentacion, u sekuestruan në Ferizaj e Han të Elezit.

Aksionin e filloi policia, e ma pas e mori përsipër Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë, institucion ky që mori mostrat për analiza.

Malli pa deklaracion që siç mëson Klani, ka dyshime se erdhi nga Maqedonia e Veriut, u bllokua ndërsa bletari i dyshuar për veprën “Tregti e ndaluar”, u vu në pranga.

Megjithatë, dyshimet se mjalta u kontrabandua po i hedh poshtë bashkëpronari që tha se mjalta është e prodhimit vendor, ngase sipas tij, i posedojnë rreth 500 bletë.

Të ngjashme