Lajme
Konfirmon zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë: Trump ka lënë një shënim për Biden në Zyrën Ovale
Demokracia
15:43 | 20 Janar 2021

Share:

Trump ka lënë një shënim për Biden në Zyrën Ovale, sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.

Ka qenë traditë që presidenti në largim të shkruajë dhe të lërë një shënim për presidentin që vjen, në Zyrën Ovale. Ishte e paqartë, megjithatë, nëse Trump do të respektojë atë normë, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Trump kurrë nuk ka pranuar se ai i humbi zgjedhjet ndaj Biden dhe kaloi dy muaj përpara Ditës së Përurimit duke u përpjekur të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve.

Trump gjithashtu po thyen traditën duke mos marrë pjesë në inaugurimin e Biden.

Sidoqoftë, Shtëpia e Bardhë nuk specifikoi se çfarë tha shënimi i Trump./Demokracia.com

Të ngjashme