Lajme
Konfirmon SHBA, luftanija “Moskva” u godit nga raketat ukrainase
Demokracia
21:24 | 15 Prill 2022

Share:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë me dije se luftanija ruse “Moskva”, që u fundos në Detin e Zi, u godit nga dy raketa të ushtrisë ukrainase.

Lajmi u bë ditur nga një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, i cili rrëzon në këtë mënyrë pretendimet e Rusisë, se anija simbol e flotës u dëmtua nga një zjarr që nisi brenda saj.

Kievi deklaroi menjëherë se raketat e ushtrisë goditën anijen, por Kremlini zyrtar vijon ende që të mos pranojë asnjë lloj sulmi. Sipas tyre, anija kryesore e flotës u fundos pas një zjarri që bëri që të shpërthenin municionet në bord.

Në orët e fundit u zhvillua dhe një ceremoni në Sevastopol për varrimin e anijes luftarake ruse.

Zelensky kërkon nga Biden ta shpall Rusinë shtet që sponsorizon terrorizmin

Të ngjashme