Lajme
Policia: Lëvizjet e Njësisë Speciale në rrugën për Mitrovicë nuk ndërlidhen me ndonjë aksion
Demokracia
10:22 | 25 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar se veturat e Njësisë Speciale që janë parë sot duke lëvizur në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, nuk ndërlidhen me ndonjë aksion, por që janë vetëm lëvizje të zakonshme.

Këtë për Demokracia.com e ka konfirmuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar. Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale.”, kanë thënë nga Policia. /Demokracia.com/

Të ngjashme