Lajme
Konfirmon ministria e Mbrojtjes: Humb jetën një ushtar shqiptar në Afganistan
Demokracia
12:58 | 20 Janar 2021

Share:

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka njoftuar për vdekjen e 45-vjeçarin Xh.I, ushtar shqiptar i dislokuar në Afganistan.

“Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Kjo nuk është hera e parë që një efektiv i forcave të armatosura humb jetën në Afganistan. Në vitin 2011 Kapiteni Feti Vogli mbeti i vrarë në një mision, ndërsa u plagos një efektiv tjetër, shkruan Demokracia.com

Ky është postimin i plotë:

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur./Demokracia.com

Të ngjashme