Lajme
Konfirmon ministri Abrashi: Fushë-Kosova bëhet edhe me një rreth-rrotullim
Demokracia
13:59 | 19 Janar 2021

Share:

Arban Abrashi ka prezantuar projektin e një rreth-rrotullimi në lagjen “Dardania” të Fushë Kosovë-së për shkak të rritjes së fluksit të veturave.

Ai ka thënë se ky rreth-rrotullim do ta zgjidhë problemin e banorëve të Fushë-Kosovës, shkruan Demokracia.com

“Ky rreth-rrotullim do të zgjidhë problemin edhe për banorët e Fushë-Kosovës, por edhe bizneset që gjendet në këtë pjesë. Nevoja për ta ndërtuar këtë rreth-rrotullim vjen si shkak i rritjes së numrit të veturave që kalojnë në këtë rrugë”, tha Abrashi.

Ai the se kjo është e domosdoshme pasi janë mbi 54 mijë vetura që kalojnë nëpër këtë rrugë brenda ditës.

Abrashi gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga nënkryetari i Fushë Kosovës Fadil Krasniqi, ndërsa ky i fundit tha se ky projekt do të ketë impakt të madhë në Fushë Kosovë./Demokracia.com

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024