Sport
Konfirmohet: Spanja me një mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Kosovës
Demokracia
11:52 | 13 Mars 2021

Share:

Spanja do të përballet me një mungesë të madhe për ndeshjet e muajit mars.

“Furia e Kuqe” nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit Pau Torres, shkruan Demokracia.com.

Torres që aktivizohet te Villareali ka pësuar një lëndim.

Kështu, Torres pritet t’i mungojë skuadrës së Luis Enriques edhe për ndeshjen ndaj Kosovës këtë muaj.

Ndryshe, ndeshja Spanjë – Kosovë luhet më 31 mars në Sevilla në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës 2023. /Demokracia.com

Të ngjashme