PSG ka marrë një lajm të mirë sot, pasi ylli i skuadrës Neymar Jr do të rikthehet shpejt në fushë, transmeton Demokracia.com.
Neymar që mungon tash e 1 muaj është gati të kthehet në fushë javën e ardhshme.
Lajmin e ka dhënë trajneri Pochettino i cili beson fuqishëm se Neymarin do ta ketë gati për sfidën e kthimit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Pochettino ka folur ditën e sotme duke thënë se Neymar pritet të jetë gati pas 10 ditësh.
Numri një i stolit të PSG siguroi se Neymar Junior do të jetë gati për Barcelonës, që do të luhet mbrëmjen e 10 marsit. /Demokracia.com