Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se ka rënë njësia B-1 e termocentralit Kosova B.
Demokracia.com para pak orësh raportoi se ka rënë nga sistemi njësia B-1 e Termocentralit Kosova B dhe këtë e ka konfirmuar tani edhe vetë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Përmes një njoftimi për medie, KEK ka bërë të ditur se njësia B-1 ka rënë prej sistemit për shkaqe teknike, duke theksuar se aktualisht është kthyer në operim kjo njësi.
Njoftimi i plotë i KEK-ut, pa ndërhyrje:
Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndëprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim.
Në këto çaste kjo njesi është duke prodhuar mbi 210 MË/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h.
LEXO EDHE:
Lajmi i Fundit: Bie edhe njësia B1 e KEK-ut, thellohet më shumë kriza energjetike