Sport
Konfirmohet pezullimi i Lewandowskit, sulmuesi i Barcelonës mungon në kaq ndeshje
Demokracia
10:41 | 05 Janar 2023

Share:

Gjykata Sportive Spanjolle (TAD) ka konfirmuar pezullimin e tre ndeshjeve në La Liga për futbollistin e Barcelonës dhe lojtarin e kombëtares polake Robert Lewandowski, raportojnë mediat spanjolle.

Polaku u pezullua me tre ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Osasunas, e cila u luajt më 8 nëntor të vitit të kaluar para pushimit për shkak të Botërorit të Katarit.

Barcelona e apeloi vendimin dhe Lewandowski ishte në gjendje të luante ndërkohë që ankesa po shqyrtohej. Ai luajti të shtunën e kaluar në ndeshjen kundër Espanyolit (1:1).

Megjithatë, TAD konfirmoi pezullimin dhe polaki do të humbasë ndeshjet e klubit të tij në La Liga kundër Atlético, Getafe dhe Girona.

Duke qenë se pezullimi vlen vetëm për ndeshjet e La Ligës, Lewandowski do të mund të luajë në Superkupën kundër Betisit, e cila është planifikuar për 12 janar në Arabinë Saudite./Demokracia.com/

Të ngjashme