Afaristi Lulzim Kryeziu dyshohet se ka bërë vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës.
Kryeziu, pronar i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’, dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer në një objekt biznesi familjar.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe kryetari i Aleances Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.
“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latifi Kryeziu. Pse na Ike kaq herët!. Prehu në paq . AKB do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si Shell brend ndërkombëtar”
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:20.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.
Elezaj ka shtuar se me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore.
Një person dyshohet se është vetëvrarë në një objekt biznesi në Malishevë – Demokracia