Lajme
Konfirmohet për Demokracia.com: Thaçi dhe të tjerët aplikojnë për të votuar
Demokracia
13:29 | 20 Janar 2021

Share:

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, që do të mbahen në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Po, e konfirmoj se janë bërë aplikimet”, ka thënë shkurt ai.

Kujtojmë se të gjithë të lartpërmendurit janë akutalisht duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.

Ndërkaq, në Kosovë më 14 shkurt pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare, kjo pas rrëzimit të Qeverisë Hoti të cilën Gjykata Kushtetuese e shpalli si jolegjitime./Demokracia.com

Të ngjashme