Lajme
Konfirmohet: Njëri nga kosovarët vullnetar në Ukrainë është vëllai i Shyhrete Behlulit
Demokracia
22:35 | 08 Mars 2022

Share:

Maliq Behluli bashkë me shokun e tij kanë vendosur t’i bashkohen Legjionit të luftëtarëve të huaj në Ukrainë.

Të paktën deri më tash, këta janë dy kosovarët e parë që i dalin në ndihmë ukrainasve për ta ndalur agresionin rus.

E Maliq Behluli, sipas burimeve të Demokracia.com, është vëllai i këngëtares së njohur nga Mushtishti, Shyhrete Behluli.

“Po, është e vërtetë, Maliqi është vëllai i Shyhretes. Familja nuk e ka ditur se ai do të shkojë në Ukrainë. E kanë marrë vesh nga mediat dhe janë shumë të shqetësuar”, ka thënë për Demokracia.com një person i afërt me familjen Behluli, duke kërkuar që të mos i përmendet emri.

Në një intervistë për Kanal 10, dy kosovarët kanë pohuar se do t’i bashkohen Ukrainës për ta luftuar agresorin rus.

Ata janë parë në pikën kufitare të Medykas, ku kanë thënë se do të shkojnë krah ushtrisë së Ukrainës.

Në pamje shihen se ata futen në këmbë në kufirin e Ukrainës. /Demokracia.com/

Të ngjashme