Sport
Konfirmohet nga UEFA, Kosova – Jordania luhet në “Fadil Vokrri”
Demokracia
15:26 | 26 Tetor 2021

Share:

Kosova në muajin nëntor do ta mbyll ciklin eliminator për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Dardanët do t’i luajnë dy ndeshje një miqësore dhe tjetra për eliminatoret e Botërorit.

UEFA ka konfirmuar se me dhjetë nëntor, Dardanët do të përballen me Jordaninë në Prishtinë. Ndeshja miqësore e cila do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, luhet nga ora 18:00.

Derisa pastaj Kosova do të udhëtoj në Greqi për t’u ndeshur me helvetikët për ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorit 2022. Kjo përballje do të zhvillohet nga ora 20:45 në “Spyros Louis” në Athinë. /Demokracia.com

Të ngjashme