Sport
Konfirmohet: Neymar nuk do të mund t’i ndihmojë PSG-së kundër Barcelonës
Demokracia
14:59 | 09 Mars 2021

Share:

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Neymar nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Kjo për shkak se ai nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi, shkruan Demokracia.com.

Paris Saint-Germaini ka një avantazh prej 4:1 nga ndeshja e parë e fazës 1/8.

Neymar u lëndua në ndeshjen ndaj Marseillet në shkurt në kuadër të Ligës 1 franceze.

Përveç tij, as Moise Kean nuk do të luajë për PSG-në sepse ai është i infektuar me virusin korona. /Demokracia.com

Të ngjashme