Sport
Konfirmohet: Në nderim të Maradonës, Barcelona dhe Boca Junior do të luajnë ndeshje miqësore
Demokracia
12:13 | 26 Tetor 2021

Share:

Barcelona dhe Boca Juniors do të luajnë një ndeshje miqësore në nder të Diego Armando Maradonës, më 14 dhjetor në stadiumin “Mrsool Park” në Rijad të Arabisë Saudite.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi “katalanas” me anë të një komunikate zyrtare, përcjell Demokracia.com.


Kampioni argjentinas, Maradona ka luajtur nga viti 1982 deri në 1984 me fanellën “blaugrana” ndërsa me Bocan është aktivizuar në vitin 1986 deri në 1997.

Maradona vdiq më 25 nëntor 2020 pas një sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Argjentinë. /Demokracia.com

Të ngjashme