Zymer Bytyqi përfundimisht do t’i mungojë Kombëtares së Kosovës për dy sfidat e muajit nëntor.
Kosova do të përballet më 10 nëntor me Jordaninë në një takim miqësor, ndërsa katër ditë më vonë luan në Athinë ndaj Greqisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan Demokracia.com.
Federata e Futbollit të Kosovës orë më parë njoftoi se grumbullimi i Zymer Bytyqit është në pikëpyetje, teksa priteshin ekzaminimet mjekësore.
Megjithatë, futbollisti i Konyasporit nuk do t’i bashkohet “Dardanëve” për këto dy sfida.
7 futbolcumuz ülkelerinin milli takımlarına davet edildi
Detaylar➡️ https://t.co/VL6aIpLtvM pic.twitter.com/jGJw7Ts6TC
— İttifak Holding Konyaspor (@konyaspor) November 8, 2021
Klubi turk ku luan Bytyqi, Konyaspori ka njoftuar përmes një komunikate për media se Bytyqi nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet Kosovës në dy ndeshjet e nëntorit.
Krahas Bytyqit, përzgjedhësit, Gliha në dy duelet e këtij muaji do t’i mungojnë edhe Elbasan Rashani, Lirim Kastrati, e Besart Celina. /Demokracia.com