Sport
Konfirmohet lajmi i Demokracia.com, Gerhard Progni nënshkruan me Llapin
Demokracia
14:20 | 10 Qershor 2022

Share:

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë Demokracia.com se Gerhard Progni do të jetë pjesë e Llapit, ashtu edhe ndodhim shkruan Demokracia.com.

Lexo edhe: Ekskluzive: Llapi afër goditjes së madhe në merkato, nis bisedimet me Prognin

Llapi sot ka njoftuar se la arritur marrëveshje me golashënuesin më të mirë të Superligës në edicionin e kaluar mesfushorin Gerhard Progni.  Progni ishte i jashtëzakonshëm edicionin e kaluar me skuadrën e Gjilanit.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i FC Llapit

Mirësevjen Gerhard Progni!????

Fanellën e Llapit do ta vesh edhe golashënuesi më i mirë i Superligës, Gerhard Progni

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me golashënuesin më të mirë të Superligës, ish-kapitenin e Gjilanit, Gerhard Progni.

Progni tek Llapi vie pas një periudhe 3 vjeçare të kaluar tek skuadra e Gjilanit, tek të cilët në sezonin e fundit ishte edhe kapiten i skuadrës.

Sulmuesi i krahut të djathtë në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura si Partizani, Dinamo, Skënderbeu dhe Teuta.

Progni tek Llapi vie si ndihmesë e madhe për fazën e sulmit në prag të ndeshjeve evropiane si dhe edicionit të ri të Superligës.

Golashënuesi më i mirë i Superligës sot ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me fituesin e Kupës së Kosovës dhe menjëherë ka filluar stërvitjet me grupin e futbollistëve.

Vazhdojmë PROGNI ? ./ Demokracia.com

Të ngjashme