Sport
Konfirmohet lajmi i Demokracia.com, Behar Maliqi përforcon Feronikelin 74
Demokracia
19:38 | 08 Korrik 2023

Share:

Feronikeli 74 ka prezantuar sot hiq më pak se 13 lojtarë që do ta veshin fanellën në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Në mesin e 13 futbollistëve është edhe Behar Maliqi për të cilin ditë më parë ka raportuar ekskluzivisht Demokracia.com se do t’i bashkohet skuadrës së Niklit.

Lexo edhe: Ekskluzive: Behar Maliqi përforcon Feronikelin 74

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj me emrat më të ri që zbarkojnë në FC Feronikeli 74!. Pjesa e parë…”, ka shkruar të shtunën në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i skuadrës nga Drenasi, Erlind Krasniqi, teksa ka prezantuar 13 lojtarët e rinj të klubit më të ri të Superligës.

Pjesë e skuadrës nga Drenasi për edicionin e ardhshëm në elitën e futbollit të Kosovës do të jenë Lapidar Lladrovci, Tun Bardhoku, Ahmet Haliti, Behar Maliqi, Robert Rrahmani, Adem Maliqi, Ibrahim Cërvadiku, Met Millaku, Alban Shabani, Shpresim Zogu, Granit Musa, Adnan Haxhaj dhe Amrush Bujupi”, ka shkruar kryetari i KF Feronikeli 74, Erlind Krasniqi në Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme