Lajme
Konfirmohet dorëheqja e Krasniqit, Pranvera Zejnullahu-Raçi U.D e SHSKUK-së
Demokracia
14:10 | 02 Gusht 2022

Share:

Valbon Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Demokracia.com ka raportuar më herët për dorëheqjen e Krasniqit. Derisa vendimi i mor në mbledhjen e Bordit të SHSKUK-së.

Lajmi u konfirmua nga SHSKUK përmes një njoftimi për media.

“Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi. Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Bordi Drejtues ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Krasniqi e ka mbajtur zyrtarisht këtë pozitë që nga 10 shkurti i vitit 2021, ndërsa disa muaj më herët ushtroi detyrën e drejtorit të ShSKUK-së, pas largimit të Basri Sejdiut. /Demokracia.com/ 

LEXO EDHE:

Valbon Krasniqi dorëhiqet nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së

Të ngjashme