Vëmendja kryesore në xhiron e gjashtë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll do të jetë në takimin Ballkani – Drita.
Dy pretendetët thuajse kryesorë për titull të kampionit këtë edicion do të përballen në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, raporton Demokracia.com.
Lajmin për këtë ndryshim të lokacionit të stadiumit për këtë derbi e ka konfirmuar Drita e Gjilanit nëpërmjet njoftimit për këtë sfidë.
Ballafaqimi në Drenas nis nga ora 15:00, me Ballkanin që është në cilësinë e skuadrës vendase.
Ballkani nuk ka zhvilluar asnjë duel në Suharekë këtë edicion, për shkak të punimeve në fushën e stadiumit të qytetit.
Ndeshjet paraprake si vendas ekipi i Ilir Dajës i ka zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Demokracia.com/