Sport
Konfirmohen tri mungesat e mëdha të Dritës për derbin me Ballkanin
Demokracia
18:14 | 27 Prill 2022

Share:

Drita ka konfirmunar tri mungesat e mëdha të Ardian Nuhiut për ndeshjen kundër Ballkanit që zhvillohet të enjten në Suharekë.

Në konferencën për media të mbajtur sot të klubit gjilanas është njoftuar për këto mungesa, raporton Demokracia.com.

Muharrem Jashari, Astrit Fazliu dhe Arbnor Muja nuk do të jenë në dispozicion për trajnerin Ardian Nuhiu.

Për këtë sfidë, përgatitjet dhe pritshmëritë foli kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Faton Maloku, të cilët vlerësuan kundërshtarin dhe ndeshjen e cilësuan si derbi të vërtetë.

“Nesër na pret një përballje e fortë, një kundërtshtar që ka bërë një vit të mirë si në aspektin taktik, me mbrotje si grup dhe agresiv e tranzicion të shpejtë në sulm. Ata janë përmirësuar si skuadër, me futbollistë cilësor individual që dijnë të bëjnë diferencën. Por, unë besoj te skuadra jonë, thjesht do të kërkoj që të jemi vetvetja dhe lojën tonë apo atë filozofinë tonë ta shtrijmë në ndeshje. Pres të jetë ndeshje e mirë sepse të dyja skuadrat kemi kualitetet tona dhe do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të madhe”, ka thënë fillimisht Nuhiu.

Nuhiu e vlerëson Ballkanin para derbit, thotë se Dritën e pret përballje e fortë

Për rëndësishnë e ndeshjes foli edhe portieri ynë, Faton Maloku. Ai theksoi se bashkë me futbollistët synojnë të tregojnë vlerat si skuadër nesër në fushë.

“Nesër na pret një ndeshje e vështirë, pasi kemi të bëjmë me një skuadër të fortë e cila ka grumbulluar shumë pikë dhe është lider. Jemi munduar ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë, pasi tashmë e njohim kundërshtarin dhe i dijmë pikat e forta. Përballemi në tri vitet e fundit me ta, duke luftuar për kreun e tabelës. Mirëpo ne e njohim veten edhe më shumë krahas përparësisë që e njohim edhe kundërshtarin. Do të japim maksimumin dhe do të shohim rrjedhën e lojës nesër”, ka thënë Maloku në konferencë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025